Meta shpreh ngushëllimet për Agollin: Pas këtij lajmi, bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja më e jashtëzakonshme

Publikuar tek: kulture-art, më 18:43 03-02-2017 Meta shpreh ngushëllimet për Agollin: Pas këtij lajmi, bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja më e jashtëzakonshme

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shprehur ngushëllimet e tij të thella familjarëve dhe të gjithë popullit shqiptar për humbjen e Dritëro Agollit.  Meta u shpreh se pas lajmit të humbjes së tij, “bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja më e jashtëzakonshme”.

“Pas këtij lajmi sot bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja më e jashtëzakonshme. Si Kryetar Kuvendi por dhe si mik i tij, dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Sadijes, Elonës dhe gjithë botës së kulturës sonë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Agolli ishte figurë e rendit të parë për zhvillimin e mendimit shqiprar, reformator i jashtëzakonshëm i politikës dhe letërsisë shqiptare gjatë procesit demokratizues. Dritëroi të prehet në paqe!”-u shpreh Meta në një deklaratë për median. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dokumentar: Jeta e Dritëro Agollit, kthimi në fshatin e lindjes dhe koha kur punonte në arë
Vdekja e Dritëro Agollit, ja si reagojnë politikanët, këngëtarët, aktorët e gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.011180877685547
array(1) { ["section"]=> string(124) "meta-shpreh-ngushellimet-per-agollin-pas-ketij-lajmi-bota-shqiptare-eshte-me-e-varfer-dhe-dhimbja-me-e-jashtezakonshme-67654" }