Meta “shpreh” pakënaqësinë me PS, mesazh vlerësimi për Kosovën, asnjë fjalë për fitoren e Veliajt

Publikuar tek: politike, më 14:02 23-06-2015 Meta “shpreh” pakënaqësinë me PS, mesazh vlerësimi për Kosovën, asnjë fjalë për fitoren e Veliajt

Kryetari i LSI Ilir Meta nëpërmjet një mesazhi drejtuar medias ka vlerësuar  kandidimin e kandidatit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, Halim Kosovës.

Sipas zyrës së shtypit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta thotë: Sjellja e doktor Kosovës sjell një standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës, një risi pozitive.

Kryetari i LSI, njëkohësisht kryetar i Kuvendit Ilir Meta, nuk ka dhënë në fakt asnjë mesazh urimi për fitoren e kreut të ri të Bashkisë Erion Veliaj, por ka zgjedhur vetëm të përshëndesë doktor Halim Kosovën.

Ndërkohë, që ditën e djeshme u tha se mes LSI e PS po lindin kontraditat për shkak të votimit të kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë e vendit.

Mesazhi i parë i Metës pas rezultateve për bashkitë, është vetëm për kandidatin e të djathtës, ndërkohë që asnjë fjalë për kandidatin e maxhorancës Veliaj, i cili doli më herët në konferencë për shtyp, duke falenderuar edhe mbështetjen  e dhënë nga LSI.

Siç duket kreu i LSI, do të presë edhe daljen publike të kryetarit të PS, Edi Rama në orën 18.00 pasdite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova pranon humbjen: Kjo, përvoja më e çmuar e jetës, Veliaj të mbajë premtimet e fushatës
Bojaxhi falenderon me emra njerëzit që punuan për të: Pasioni dhe ndershmëria më të fuqishme se paraja »
Article Logic
Execution time: 0.03160285949707
array(1) { ["section"]=> string(99) "meta-shpreh-pakenaqesine-me-ps-mesazh-vleresimi-per-kosoven-asnje-fjale-per-fitoren-e-veliajt-14443" }