Meta shuan zërat për përçarje: I dhamë 5 variante PD dhe i refuzoi. Natë e ditë të finalizojmë Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 13:38 13-01-2016 Meta shuan zërat për përçarje: I dhamë 5 variante PD dhe i refuzoi. Natë e ditë të finalizojmë Reformën në Drejtësi

Kreu i LSI Meta mbajti një fjalim të gjatë në mbledhjen e kryesisë ku foli me tone të qarta për “reformat e mëdha” dhe nevojën e bashkëpunimit. Meta foli në emër të maxhorancës kur iu referua refuzimit të PD për Reformën në Drejtësi duke shuar kështu edhe zërat për përçarje me aleatin e tij Rama, me të cilin nuk zhvilloi sot takimin e përjavshëm.

“Kemi qenë gjithmonë të bindur se dialogu dhe konsesusi janë të domosdoshme për efektin e reformave të mëdha. Për reformën  administrative territoriale LSI kërkoi me forcë dhe mbështeti rëndësinë e bashkëpunimit me PD si opozitë kryesore për këtë qellim shteruam përpjekjet për të përfshirë PD në këtë proces që për fat të keq e paragjykoi dhe përjashtoi veten, jo vetëm që nuk shfrytëzoi mundësinë e vetos, por paragjykoi sikur ishte ndërtuar një farsë dhe e kishte imagjinuar si një hartë të fshehtë që mbahej fshehur në sirtar. Ne e pamë të domosdoshme që PD të merrte pjesë, dhe pse maxhoranca i kishte votat ta miratonte.

5 variante iu dhanë PD duke iu lutur të zgjidhte një prej tyre. 'Jo', tha PD, ' ne do paraqesim variantin tonë' dhe për këtë arsye u bë një konferencë kombëtare duke ftuar edhe Finon e Vasilin me shpresën se zoti Fino dhe zoti Vasili  nuk do shkonin dhe do bojkotonin. Përkundrazi ata i kanë ndenjtur bashkëpunues, jo vetëm morën pjesë në konferencën e PD por edhe ju lutën PD që nëse nuk i pëlqente asnjë nga 5 variantet të propozonte  një të sajën pasi vetë ajo e pranonte që reforma ishte e domosdoshme. PD refuzoi të merrte pjesë me përfshirjen e saj duke mos dashur të ketë kosto të dëmshme elektorale dhe pasi u bindën që shteruan, duke mos harruar letrën që Rama i dërgoi Bashës për të arritur zgjidhje, ne ecëm drejt kurorëzimit të reformës pa PD”, tha Meta duke u ndalur më pas në reformën në drejtësi.

“Për reformën në drejtësi me të njëjtin standart kemi qenë në kërkim dhe për arritjen e konsesusit. Komisioni i Venecias sugjeron një dialog konsensual . LSI mbetet e bindur se konsensusi politik në Parlament është i domosdoshëm. Një reformë gjithpërfshirëses shteruese dhe konsensuale është një reformë me besueshmëri të lartë, drejtësia ka nevojë për besimin dhe mbështetjen e publiku  të gjerë, vetëm transparenca makismale rrit besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi. Kemi nisur reformën në parlament me idenë kryesore  të përfshirjes së opozitës në këtë proces. Tani që përfaqësues të PD kanë dhënë kontributin e tyre është koha e cçeljes së dialogut politik. Është detyra jonë si LSI dhe maxhorancë të krijojmë hapësirë për opzoitën që të kontribuoojë, është një detyrim i pashmangshëm i opzitës të kontribuojë jo me populizëm, jo me bllokim.

Përfshirja me çdo kusht e opozitës na motivoi që këtë çështje ta vendosnin në Parlament dhe jo në ministrinë e Drejtësisë që mos i jepnim mundësinë opozitës të mungonte”, theksoi kryeparlamentari.

“Jemi shpresplotë se do ta arrijmë me këmbëngulje në një dokument të gjithpranuar dhe certifikuar. Duhet të fillojmë të biem dakort për ato çështje që na bashkojnë dhe janë të shumta. Për çështjet që na ndajnë duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura me këmbëngulje si për reformën e dekrminalizimit. Për LSI debati intensiv e transparencë është një bindje e pandryshuar.

Vendi është përballur më parë me vendime të nxituara si ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, pasoja që na shoqërojnë dhe sot dhe kanë ndikuar jo pak në përkeqësimin e situatës për drejtësinë në vend. Është e rëndësishme që ky proces të jetë gjithpërfshirës, shterues, me dialog konstruktiv të palëve. 

Për të arritur konsensusin e domosdoshëm jam i bindur seLSI do angazhohet me energjitë e saj pozitive për kurorëzimin sa më shpejt të reformës pasi jo vetëm që LSI nuk ka asnjë interes të mbrojë sistemon aktual të drejtësisë por nuk synon të kapë institucionet e reformuar të drejtësisë pasi ky do ishte dëmi më i madh i vendit dhe i qytetarëve tanë.

Që nga ky moment natë e ditë me minIstrin e drejtësisë, me anëtarin tonë, zotin Braho, ekspertët tanë, ekspertët ndërkombëtarë, me gjithë faktorët politikë në parlament apo jashtë tij”, tha kreu i LSI.

“ Së bashku me shoqërinë civile në mënyrë që të shterojmë cdo hendek që na ndan për të arritur konsesusin në mënyrë që të jetë një reformë e besueshme, të gëzojë mbështetjen e publikut të gjerë. Nuk paragjykoj askënd në këtë proces, mendoj se rekomandimet dhe sugjerimet e komisonit të Venecias janë të qarta. Ata që sduan të luajnë me këto sugjerime, do ja japim publikut qytetarëve, që të gjykojnë me mendje të kthjellët cilindo që bëhet pengesë për vendin dhe qytetarët tanë”, përmbylli Meta. NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me krerët e bashkive: E kuptoj padurimin tuaj, do bënim biseda të tjera por kemi humbur çerek shekulli
“Triller prostitutash” Rama reagon për mesazhin e përgjuar të biznesmenit »
Article Logic
Execution time: 0.019863128662109
array(1) { ["section"]=> string(119) "meta-shuan-zerat-per-percarje-i-dhame-5-variante-pd-dhe-i-refuzoi-nate-e-dite-te-finalizojme-reformen-ne-drejtesi-29886" }