Meta siguron: Reforma në drejtësi mbyllet në pranverë, s’besonit te dekriminalizimi por ndodhi. I kërkon falje homolgut slloven dhe vendos t’i japë fund spekulimeve

Publikuar tek: politike, më 11:39 11-02-2016 Meta siguron: Reforma në drejtësi mbyllet në pranverë, s’besonit te dekriminalizimi por ndodhi. I kërkon falje homolgut slloven dhe vendos t’i japë fund spekulimeve

Kryeparlamentari Ilir Meta ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homolgun e tij slloven Milan Brglez. Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara homolgut të tij lidhur me dekriminalizimin apo Byronë kombëtare. Kryeparlamentari garantoi se reforma në drejtësi do të përmbyllet në pranverë ndërsa duke i kërkuar ndjesë homolgut tha se pavarësisht spekulimeve, sa i takon Byrosë Kombëtare, LSI e ka votuar dhe nuk ka qenë asnjëherë kundër.

“Reforma në fushën e drejtësisë do përmbyllet me sukses në pranverë në mënyrë që të jemi në rregull me axhendën e Bashkimit Europian. E kam siguruar zotin Brglez që pavarësisht se çdo dëgjojë gjatë kësaj vizite të jetë i bindur se ne do e finalizojmë në kohë reformën e drejtësisë.

Sepse të gjithë pranojnë Komisionin e Venecias si supremin.

Të gjithë mbështesin reformën në drejtësi se të gjithë pajtohen që ka nevojë për një reformë në drejtësi për standartin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.

Të gjithë mbështesin luftën e testimit të gjithë prokurorëve gjyqtarëve për të garantuar që ata që nuk janë të përshtatshëm të ndahen nga sistemi i drejtësisë ashtu sikurse ata që qëndrojnë të motivohen më shumë falë kësaj reforme.

Sic e dimë ne edhe dekriminalizimi, thuhej që nuk kishte për të ndodh po ndodhi . Ato që duken si diferenca të mëdha edhe para kamerave do të zvogëlohen. Unë jam i bindur që dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve tanë, ne do e mbyllim këtë reformë në kohë dhe ti japim miqve tanë dhe aleatëve tanë sllovenë sa më shumë argumenta përballë gjitha atyre që në këto kohë të vështira nuk e kanë zgjerimin si prioritet kryesor.

Meta për Byronë Kombëtare

Ne kemi mbështetur dhe mbështesim cdo institucion që synon të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në këtë vend, ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakortësuar, se ka patur padakortësi kur kaloi në  Kuvend.

Ministrja Felaj tha dje se gjithçka ishte e dakortësuar edhe me partnerët tanë amerikanë, shpresoj të ketë mbërritur në Kuvend dhe të fillojë sa më shpejt nga puna. Nuk shikoj asnjë problem asnjë shqetësim. I kërkoj ndjesë homolgut slloven.

Që t'i jepni fund të gjitha spekulimeve, sa herë dikush nuk do diçka thotë e pengon LSI. LSI e ka votuar në parlament, e ka votuar dje edhe në mënyrë unanime. Opinioni që mund të japë një deputet është pjesë e një komunikimi demokratik”, tha Meta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen mbështetja e parë për “Të bëfsha gjeneratën”, FRESSH-isti heq paralele mes ministrit austriak dhe Joleza Kokës
Berisha-Ramës për Nexhmije Hoxhën: Jua nxore shqiptarëve për t'i trembur, ke bërë gafë! I kujton momentet me ‘’Karafilin në dorë te Muzeu’’ »
Article Logic
Execution time: 0.012325048446655
array(1) { ["section"]=> string(167) "meta-siguron-reforma-ne-drejtesi-mbyllet-ne-pranvere-s-besonit-te-dekriminalizimi-por-ndodhi-i-kerkon-falje-homolgut-slloven-dhe-vendos-t-i-jape-fund-spekulimeve-32295" }