Meta: Spanja duhet të ketë përqasje tjetër ndaj Kosovës

Publikuar tek: politike, më 19:04 21-04-2015 Meta: Spanja duhet të ketë përqasje tjetër ndaj Kosovës

Në kuadër të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Romë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada, me të cilin ka biseduar për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve në interes të forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Spanjë.

Meta i ka shprehur në takim homologut Posada qëndrimin e Shqipërisë për një përqasje dhe përkushtim edhe më angazhues të Spanjës ndaj Kosovës si një kontribut për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke e konsideruar pavarësinë e saj si një realitet të pakthyeshëm e si një zhvillim pozitiv për tërë rajonin.

Kreu i Kuvendit shqiptar ka thënë gjithashtu se ndjenjat e miqësisë së fortë mes popullit shqiptar dhe atij spanjoll duhen përkthyer në një program bashkëpunimi politik dhe ekonomik më të dukshëm mes dy vendeve.

Posada ka vënë në dukje se nga Kongresi i Deputetëve të Spanjës ka një interes të madh për të zhvilluar një bashkëpunim më të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë dhe në këtë drejtim e ftoi Metën për një vizitë zyrtare në Madrid.

Meta ka zhvilluar takime gjatë ditës së sotme edhe me Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë si dhe me Presidentin e Senatit italian.

Lexo edhe:

Meta-Grasso: Raporti trilateral Shqipëri-Itali-Serbi do të ndihmonte rajonin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Deklarata ime për bashkimin u nxor jashtë kontekstit
Dritan Leli prezantohet me strukturat e PS, takimi me dyer të mbyllura. Nesër në Vlorë edhe Basha »
Article Logic
Execution time: 0.024487972259521
array(1) { ["section"]=> string(59) "meta-spanja-duhet-te-kete-perqasje-tjeter-ndaj-kosoves-9366" }