Meta, Tahiri dhe Gjosha takim me Fleckenstein: Reforma në drejtësi thelbësore

Publikuar tek: politike, më 16:59 22-10-2015 Meta, Tahiri dhe Gjosha takim me Fleckenstein: Reforma në drejtësi thelbësore

Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian Knut Fleckenstein, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Kuvendit, Ilir Metën, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Në takimet e Fleckenstein me zyrtarët shqiptarë theksi është vënë tek reforma në drejtësi dhe në rëndësinë që ajo ka për procesin integrues të vendit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me zyrtarin europian, Meta theksoi se duhet përfunduar sa më shpejt procesi i dekriminalizimit për t’i hapur rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, procesi i cili kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri.

Ministrja Gjosha  u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të vazhduar punën në funksion të avancimit me axhendën europiane te vendit. Bashkëbiseduesit, u ndalën te reforma në drejtësi dhe rëndësia që ajo ka për hapjen e negociatave. Ministrja Gjosha,   theksoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se pa këtë reformë vendi nuk mund të bëjë një hap përpara me procesin.

Në takimin Tahiri- Fleckenstein u diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në samitin e PPE: Trafikantët e drogës kanë kapur Kuvendin
Frroku përplas në Kuvend opozitën me qeverinë, votohet për kushtetuesen »
Article Logic
Execution time: 0.034749984741211
array(1) { ["section"]=> string(81) "meta-tahiri-dhe-gjosha-takim-me-fleckenstein-reforma-ne-drejtesi-thelbesore-23738" }