Meta takim me zv/presidentin e Bankës Botërore: Pozitive rritja e bashkëpunimit mes institucioneve

Publikuar tek: politike, më 12:18 31-10-2015 Meta takim me zv/presidentin e Bankës Botërore: Pozitive rritja e bashkëpunimit mes institucioneve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller. Palët  diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si ujësjellës-kanalizime, transporti, energjia, etj.

Meta  vlerësoi bashkëpunimin që ekziston midis institucionit të Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i kësaj të fundit për parlamentet. Ai tha se pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun, ndërsa nënvizoi nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.

Muller e ka konsideruar Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për BB, që ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë
“Tahiri në telefon trafikantit të kapur: Nuk e keni nga unë, por nga Prokuroria e SHISH”, biseda që pretendon Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.029546976089478
array(1) { ["section"]=> string(103) "meta-takim-me-zv-presidentin-e-bankes-boterore-pozitive-rritja-e-bashkepunimit-mes-institucioneve-24359" }