Meta takohet në Paris me Larcher: Shqipëria, vend me peshë në Ballkan

Publikuar tek: politike, më 18:56 15-10-2015 Meta takohet në Paris me Larcher: Shqipëria, vend me peshë në Ballkan

Në kuadër të vizitës së tij në Francë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u prit sot nga Presidenti i Senatit Francez Gerard Larcher i cili shoqërohej prej Michel Berson, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri në Senat, prej Senatorit Alain Richard i Dërguar Special i Francës për Diplomacinë Ekonomike me Ballkanin si dhe prej Zv. Presidentit të Komisionit të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Jacques Gautier.

Presidenti i Senatit Francez Larcher i uroi mirëseardhjen Metës në Paris dhe vlerësoi progresin domethënës të Shqipërisë si vend jo vetëm frankofon, por edhe kandidat për anëtarësim në BE dhe si një vend me peshë të veçantë në rajonin e Ballkanit, duke veçuar këtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me të gjithë vendet e rajonit.

Larcher u shpreh se Franca mbështet progresin e arritur në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, pavarësisht ngarkesave historike dhe nënvizoi se Franca mbështet perspektiven evropiane të të gjithë rajonit.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu kënaqësinë e këtij takim me Presidentin e ri të Senatit Francez dhe ndau bindjen e përbashkët me z. Larcher se marrëdhëniet e ngushta të nisura me ish Presidentin Jean Pierre Bel në të kaluarën do të vazhdojnë të intensifikohen më tej.

Meta shprehu kënaqësinë e nisjes së fluturimeve direkte mes Parisit dhe Tiranës dhe shprehu vullnetin për të mirëpritur më tepër investime franceze në fushat strategjike të zhvillimit të Shqipërisë, duke nënvizuar se Franca ofron një ekspertizë të veçantë profesionale në fusha prioritare si infrastruktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe industria agro-ushqimore.

Presidenti i Senatit Larcher vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj objektivave të Francës për Konferencën globale COP21 për ndryshimet klimaterike dhe efektet ndaj mjedisit, duke veçuar se mbrojtja e mjedisit në zonën euro-mesdhetare duhet parë me vëmendje të veçantë. 

Lexo edhe: Meta vizitë në Francë, e para në një vend të BE-së për vitin 2015

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pa mikrofon në Kuvend, Topalli-Ramës: S’më duhesh për kurrgjë. Rama: Hajde ta sqarojmë andej
Rama i prerë me Dulen: Ti dhe vëllezërit e tu nuk jeni pronarë të ortodoksisë »
Article Logic
Execution time: 0.029758930206299
array(1) { ["section"]=> string(73) "meta-takohet-ne-paris-me-larcher-shqiperia-vend-me-peshe-ne-ballkan-23212" }