Meta takon ambasadorin e ri të Izraelit

Publikuar tek: politike, më 15:32 12-05-2015 Meta takon ambasadorin e ri të Izraelit

Kreytari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me aambasadorin e ri të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të ngrohta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Izraelit si dhe midis dy popujve, Meta shprehu bindjen se, Rodkin do të vazhdojë t’a thellojë më tej punën e shkëlqyer që ambasada e Izraelit bën prej vitesh në funksion të forcimit të bashkëpunimit konkret dypalësh.

 

Nga ana e tij, ambasadori theksoi se, Izraeli e çmon lidhjen dhe miqësinë tradicionale që ekziston mes dy vendeve. Meta dhe Rodkin ishin në një mendje që në të ardhmen, puna duhet përqendruar në rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit kryesisht në fushat e agro-përpunimit, turizmit, manaxhimit të ujrave dhe mineraleve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbreti Abdullah takim me presidentin Nishani në Tiranë
Erdogan vjen me "ushtri" në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.0082700252532959
array(1) { ["section"]=> string(45) "meta-takon-ambasadorin-e-ri-te-izraelit-10979" }