Meta takon Benoit: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada solide

Publikuar tek: politike, më 15:03 16-03-2015 Meta takon Benoit: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada solide Kreu i Kuvendit Meta në takimin me Leon Benoit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot kryetarin e Grupit të Miqësisë Kanada-Shqipëri në Parlamentin e Kanadasë Leon Benoit me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Kryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen Leon Benoit dhe delegacionit kanadez që e shoqëron në Tiranë duke theksuar se Shqipëria i çmon marrëdhëniet dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë, si në drejtim të bashkëpunimit në NATO ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik.

Në këtë drejtim, duke vlerësuar rolin e Kanadasë si partner të rëndësishëm dhe si burimi i parë i investimeve të huaja në Shqipëri, Meta rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur edhe më shumë investitorë kanadezë në Shqipëri.

Kryetari i Grupit të Miqësisë Kanada-Shqipëri në Parlamentin e Kanadasë Leon Benoit shprehu kënaqësinë e kësaj vizite në Shqipëri dhe nënvizoi se dy vendet kanë ndërtuar tashmë një marrëdhënie solide mes tyre.  Benoit u shpreh gjithashtu se Kanadaja e vlerëson bashkëpunimin ndërkombëtar me Shqipërinë duke vënë në dukje se Kanadaja është krenare që ishte një prej vendeve të para në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Meta dhe Benoit ndanë bindjen se forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si përmes grupeve reciproke të miqësisë, ashtu edhe përmes komisioneve parlamentare do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi gjithashtu prezencën gjithnjë në rritje të komunitetit të mirëintegruar dhe të kualifikuar shqiptar në Kanada, i cili përbën në urë të shkëlqyer lidhëse mes dy vendeve.

Në përfundim, duke biseduar mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare, Meta dhe Benoit vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në shërbim të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin e Evropës Jug-Lindore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frroku: Nuk jam karrem që të përdorem nga Prifti për t’u futur në politikë
FRPD sërish protestë kundër Metës, Ristani: Të enjten përpara Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.021746873855591
array(1) { ["section"]=> string(58) "meta-takon-benoit-marredheniet-shqiperi-kanada-solide-6063" }