Meta takon kryeparlamentarët e Norvegjisë dhe të Qipros

Publikuar tek: politike, më 13:03 27-01-2015 Meta takon kryeparlamentarët e Norvegjisë dhe të Qipros Ilir Meta në takimin me kryeparlamentarin norvegjez Thommessen

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit të Norvegjisë  Olemic Thommessen. Takimi  u krye gjatë punimeve të Forumit të 4-t për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit që po zhvillohet këtë javë në Pragë.

Presidenti  i Parlamentit norvegjez Thommessen shprehu vullnetin për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve duke thënë se bashkëpunimi mes dy parlamenteve do t'i shërbejë forcimit të kësaj lidhjeje,  veçanërisht në një Evrope ku solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të nevojshme se kurrë.

Kryetari i Kuvendit Meta duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, veçanërisht në drejtim të investimeve, shprehu vullnetin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Norvegjia është një vend me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe një model i zhvillimit demokratik dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë përfaqëson një partner te rëndësishëm bashkëpunimi për shqiptarët, si dhe për të gjithë rajonin ku mbështetja norvegjeze vlerësohet maksimalisht”, u shpreh Meta, i cili e ka ftuar homologun e tij në një vizitë në Tiranë.

Ilir Meta zhvilloi gjithashtu edhe një takim dypalësh me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, Yiannakis Omirou.

Ilir Meta në takimin me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, Yiannakis Omirou

Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, z. Yiannakis Omirou shprehu vullnetin e palës qipriote për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, duke e ftuar Metën për një vizitë zyrtare në Qipro. Meta dhe  Omirou komunikuan mes tyre  për forcimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit, agro-përpunimit, të financave dhe të transportit detar.

Kryetari i Kuvendit, gjithashtu mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët të kryeparlamentarëve me rastin e 70-vjetorit të përkujtimit të Holokaustit.

Meta tha se është e rëndësishme t’u tmësohet brezave të rinj si të parandalojnë goditjen e të ardhmes nga mentalitetet rciste që ushjejnë akte dhune. Meta u shpreh krenar për faktin se përfaqësonte Shqipërinë, vendin ku hebrenjtë dhe refugjatët që jetonin në Shqipëri gjatë pushtimit nazist, u shpëtuan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani-Ramës: Ilir Hoxha i del zot atësisë së të birit, nuk thotë ‘’ma ka bërë babi”
Refoma territoriale/ Ku do të votojnë shqiptarët në 21 qershor? »
Article Logic
Execution time: 0.019500017166138
array(1) { ["section"]=> string(54) "meta-takon-kryeparlamentarin-norvegjez-thommessen-1621" }