Meta takon Presidenten e Maltës: Thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve

Publikuar tek: politike, më 17:41 17-02-2016 Meta takon Presidenten e Maltës: Thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Presidenten e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, e cila shoqërohej prej Ministrit të Jashtëm, George Vella, Ministrit të Investimeve Ekonomike dhe Biznesit të Vogël, Christian Cardona dhe Ministrit për Familjen dhe Solidaritetin Social, Michael Farrugia.

Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga  Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtëm, znj. Arta Dade dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, Bujar Kllogjri.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes së Maltës znj. Marie-Louise Coleiro Preca, u shpreh se Shqipëria dhe Malta si dy vende me karakteristika të ngjashme dhe dy vende mesdhetare kanë shumë të përbashkëta, dhe në këtë drejtim kanë shumë potenciale shkëmbimesh dypalëshe.

Meta e vlerësoi vizitën e Presidentes së Maltës në Tiranë si një sinjal të fortë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, duke vlerësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve, theksoi se ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet dypalëshe të intensifikohen në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e turizmit mjekësor, transportit maritim, arsimit dhe turizmit kulturor.

Duke shprehur mbështetjen e Maltës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Presidentja Marie-Louise Coleiro Preca vuri në dukje se gjatë Presidencës malteze të Bashkimit Evropian në vitin 2017, Shqipëria do të ketë një aleat të fortë në gjirin e BE-së.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Presidentja Coleiro Preca ndanë bindjen se dy parlamentet duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për etapat e ardhshme të procesit të integrimit evropian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Emërimi i Ahmetajt në krye të Financave, i hap rrugë koncesionit të TVSH
Rama reagon pas dorëheqjes së Joleza Kokës: Stop! Boll gurë lëshuat mbi një 25 vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.023102045059204
array(1) { ["section"]=> string(76) "meta-takon-presidenten-e-maltes-thellim-i-marredhenieve-mes-dy-vendeve-32843" }