Meta takon Svensson, lajmëron vizitën në Suedi

Publikuar tek: politike, më 16:07 24-08-2015 Meta takon Svensson, lajmëron vizitën në Suedi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire, të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson, të cilit  i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme, të hapur e të sinqertë të Suedisë dhe në veçanti për punën dhe dedikimin personal të Svensson gjatë misionit të tij në Shqipëri.

Duke vlerësuar vizitën e fundit të Kryetarit të Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin në Tiranë gjatë këtij viti, Meta nënvizoi se marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve do të intensifikohen më tej. Në këtë kuadër, Svensson vuri në dukje se vizita e pritshme e Kryetarit të Kuvendit Meta në Suedi do të kontribuojë në konkretizimin e mëtejshëm të dinamikës së shkëmbimeve dypalëshe.

I Ngarkuari me Punë i Suedisë Patrik Svensson i shprehu Kryetarit të Kuvendit Meta mirënjohjen e thellë për  mbështetjen e pandërprerë në funksion të thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Suedisë duke theksuar se Suedia do t’a vazhdojë mbështetjen e saj si ndaj procesit të integrimit evropian, ashtu edhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Në përfundim, Meta duke shprehur mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që z. Svensson ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë, i uroi atij suksese në angazhimet e ardhshme diplomatike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për Kishën e Dhërmiut: Të qeshësh e të qash, një ngrehinë si garazh. Reagon edhe Berisha
Berisha: Rama përjashton nga samiti i Vjenës hekurudhën Tiranë – Prishtinë. S’digjet për një plesht jorgani »
Article Logic
Execution time: 0.022394895553589
array(1) { ["section"]=> string(51) "meta-takon-svensson-lajmeron-viziten-ne-suedi-19056" }