Meta te Nishani, më pas takimin me Ramën te ‘’Vila 30’’

Publikuar tek: politike, më 10:24 12-02-2016 Meta te Nishani, më pas takimin me Ramën te ‘’Vila 30’’

Ilir Meta e ka nisur sot ditën e punës me një takim me presidentin e Republikës Bujar Nishani. Pasi qeveria miratoi projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe mbështetjes që LSI-ja i dha ditën e djeshme publikisht, Meta ka menduar ta diskutojë me Nishanin.

Përveç Byrosë, temë janë edhe ndryshimet e tjera kushtetuese, parashikuar për Reformën në Drejtësi.

‘’Për të shuar të gjitha spekullimet se LSI-ja pengon, po ju them që ne e mbështesim...’’, qe komenti i djeshëm i Metës për Byronë Kombëtare të Hetimit, shoqëruar më pas me debate mes deputetëve në Kuvend, kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.

Takimi Meta-Nishani ka zgjatur vetëm 20 minuta.Më pas Meta, si zakonisht ka vazhduar  takimin e radhës te ‘’Vila 30’’ me Ramën dhe njësinë e koordinimit të koalicionit. Atyre u është bashkuar edhe Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PORTRETI/ Fatos Nano në sytë e amerikanëve: Një Kafshë Sociale, që shijon bredhjet në orët e vona të natës…Shumë serioz kur bën shaka
Policia i përgjigjet nëpërmjet "Transparencës" akuzave të Alibeajt për tenderin e uniformave të reja »
Article Logic
Execution time: 0.02214789390564
array(1) { ["section"]=> string(56) "meta-te-nishani-me-pas-takimin-me-ramen-te-vila-30-32382" }