Meta: Të vendosur në përmbushjen e prioriteteve kombëtare

Publikuar tek: politike, më 14:41 19-05-2015 Meta: Të vendosur në përmbushjen e prioriteteve kombëtare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot me delegacion e Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke të kryesuar nga Kryetari i Komisionit  Vsclav Hampl.

Meta vlerësoi mbështetjen e qeverisë çeke ndaj integrimit europian të Shqipërisë. “Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj të reformave dhe statusi i vendit kandidat është një përgjegjësi më shumë në përmbushjen e prioriteteve kombëtare, ku mbështetja çeke vlerësohet maksimalisht” tha kreu i Kuvendit.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Vaclav Hampl shprehu mbështetjen e Çekisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë duke vënë në dukje se Çekia e sheh zgjerimin e Bashkimit Evropian si një proces të natyrshëm i cili do të sjellë ndryshime të prekshme për standartet e demokracisë dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ hedh shortin/ Ja si do të renditen në listat zgjedhore emrat e kandidatëve për nëntë bashki
Basha fton shqiptarët të votojnë Elhaida Danin »
Article Logic
Execution time: 0.15103578567505
array(1) { ["section"]=> string(62) "meta-te-vendosur-ne-permbushjen-e-prioriteteve-kombetare-11501" }