Meta: Trill mediatik përçarja LSI-PS, marrëveshja në nivelet më të larta. Udhëtoj në SHBA pas 3 javësh

Publikuar tek: politike, më 10:27 26-09-2015 Meta: Trill mediatik përçarja LSI-PS, marrëveshja në nivelet më të larta. Udhëtoj në SHBA pas 3 javësh Edi Rama dhe Ilir Meta

Trill mediatik përçarja me PS-në në Dibër. Kështu e ka cilësuar kreu i LSI-së, Ilir Meta zhvillimin e djeshëm nga Qarku i Dibrës, ku anëtarët e LSI-së  bashkuan votat me anëtarët e PD-së dhe nuk votuan kryetarin e propozuar nga PS-ja. Sipas Metës,  e gjitha është një trill mediatik, pasi marrëveshja PS-LSI është në nivelet më të larta.

“Marrëveshja PS-LSI në nivelet më të larta. Çështja e Dibrës është një trill mediatik. LSI kishte në plan të merrte kreun e Qarkut  por asnjë kandidat i LSI nuk paraqiti shqetësim për integritetin.”, tha Meta.

I pyetur edhe për skandalin e CEZ, Meta tha se LSI ka marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët dhe pas 3 javësh do udhëtojë në SHBA.

“Asnjë kandidat i LSI -së nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo për asnjë ministër të LSI.  Do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA. Dhe do komunikoj me ju nga Washingtoni”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit komentoi edhe deklaratat e Bashës, kreut të PD-së: “Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare z.Basha nuk kanë nevojë për shumë  sqarime.Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit  siç kërkohet nga kryetarët e opozites në të gjithë Europën dhe botën kërkon dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit.  Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë . Eshtë pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo vetëm për demokratët në Parlament por sidomos per liderin historik z. Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufi qëndrimet e tij politike.

Nuk habitem sepse qeverinë Rama e etiketon si qeverinë Rama-Meta .  Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma sepse shumë shpejt do fillojë të ndërrojë vendet dhe do akuzojë qeverine Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni te bindur se do dëgjoni çudi të medha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama.”

 

Newsbomb.al mësoi dje nga burime brenda PS-së se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë bashkë votat me Partinë Demokratike, kundër Partisë Socialiste me të cilën qeveris vendin. Në zgjedhjet për kryetarin e Qarkut të Dibrës, anëtarët e LSI-së kanë bashkuar votat me PD-në për kandidatin e LSI, Hajri Laçi. Laçi mori 10 vota, kundrejt 7 votave që mori kandidati socialist Qazim Gjoni.

‘’Me një pazar të pistë LSI bashkoi votat me PD-në për të zgjedhur kryetarin e qarkut.  Si këmbim LSI-ja i dha votat PD-së per nënkryetarin e Qarkut ku u zgjodh Femi Hoxha,  djali i xhaxhait te deputetit te PD per Matin, Bedri Hoxha”, tha për Newsbomb.al burimi.

Ditë më parë Newsbomb.al raportoi edhe për një përçarje në Shkodër mes PS-së dhe LSI-së. Kanë qenë pikërisht përfaqësuesit e PS-së që janë bërë bashkë me ata të PD-së kundër LSI-së, kur po votohej për Këshillin e Qarkut. Anëtarët e PS-së në këshillin e Qarkut Shkodër nuk kanë votuar kandidaturën e LSI-së Salvator Gjoka, por Greta Bardelin e PD-së. Bardeli mori 16 vota, 12 nga PD-ja dhe 4 nga PS-ja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëheqja e Mesila Dodës, solidarizohen me të deputetja dhe anëtari i PD-së. Ja çfarë i thonë
Bushati takohet në Nju Jork me “bosët” e naftës dhe gazit »
Article Logic
Execution time: 0.27912592887878
array(1) { ["section"]=> string(105) "meta-trill-mediatik-percarja-lsi-ps-marreveshja-ne-nivelet-me-te-larta-udhetoj-ne-shba-pas-3-javesh-21702" }