Meta udhëton drejt Prishtinës, takim natën me Veselin (Video)

Publikuar tek: politike, më 21:24 05-12-2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta.

Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, Meta ka ardhur në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit për dalje nga kriza parlamentare.

Ekipi i “Zërit” tentoi të marrë një prononcim nga Meta e Veseli, por ata nuk shprehën gatishmëri të flasin. Kryeparlamentari shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili po ashtu nuk deshi të flasë rreth këtij takimi.

Ndryshe, ditë më parë kryeparlamentari Meta ishte edhe në Gllogjan, në kullën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kështu griset e majta!
Ambasadori rus në Tiranë: Nuk do të ketë luftë me Turqinë »
Article Logic
Execution time: 0.052056789398193
array(1) { ["section"]=> string(64) "meta-udheton-drejt-prishtines-takim-naten-me-veselin-video-27049" }