Meta urdhëron caktimin e strukturës së dekriminalizimit, takon edhe Llallën

Publikuar tek: politike, më 14:04 21-03-2016 Meta urdhëron caktimin e strukturës së dekriminalizimit, takon edhe Llallën

Ilir Meta, kreu i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin për krijimin për caktimin e strukturës së posaçme që do të merret me administrimin e formularëve të vetëdeklarimit. Në këtë kontekst, Meta është takuar sot edhe me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë në vijim të detyrimeve që burojnë nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” si dhe Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin 138/2015”, ka nxjerrë urdhërin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij.

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë në përputhje me parashikimet e akteve të sipërcituara, ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare të tij Rregjistrin “Për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit”.

Gjithashtu, Kryetari  Kuvendit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit priti në një takim sot Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, për të biseduar mbi vijimin e procesit të zbatimit të këtij ligji, përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimneve ligjore.

Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit, si subjekte të këtij ligji por edhe për nëpunësit civil të institucioneve të tyre.”, njofton Zyra e Shtypit të Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima i përgjigjet Ruçit: Reforma ime në jug të vendit e përkrahur gjerësisht
Meta së bashku me Toçin presin delegacionin e komunitetit arbëresh »
Article Logic
Execution time: 0.031929969787598
array(1) { ["section"]=> string(80) "meta-urdheron-caktimin-e-struktures-se-dekriminalizimit-takon-edhe-llallen-35643" }