Meta uron PD-së: Themelimi i saj, moment i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 20:07 11-12-2015 Meta uron PD-së: Themelimi i saj, moment i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka uruar Partinë Demokratike me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj. Në urimin e Metës, thuhet se themelimi i PD-së përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, për shkak se ishte e para parti opozita që i hapi rrugë pluralizmit politik në Shqipëri.

“Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend. Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”, shprehet Meta.

Lexo edhe: Themelues, deputetë, biznesmenë dhe gazetarë përkujtojnë 25 vjetorin e krijimit të PD (Foto)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021465063095093
array(1) { ["section"]=> string(84) "meta-uron-pd-se-themelimi-i-saj-moment-i-rendesishem-ne-historine-e-shqiperise-27546" }