Meta viziton kompaninë e përpunimit të peshkut: Kjo është rruga e punësimit

Publikuar tek: politike, më 11:25 21-10-2015 Meta viziton kompaninë e përpunimit të peshkut: Kjo është rruga e punësimit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me Ministrin e  Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe deputetin e Elbasanit Bujar Kllogjri, vizituan ambientet e kompanisë së përpunimit të peshkut “Nettuno” në Elbasan.

Kompania “Nettuno” e përbërë edhe nga aksionerë italianë, u vlerësua si shembull i sipërmarrjes dhe e zhvillimit të punësimit nga ana e kreut të kuvendit . Pasi u njoh me kapacitetet prodhuese te kompanisë, Meta theksoi se shembuj të tillë në industri duhen promovuar e mbështetur për të zgjidhur problemin e papunësisë e rritur vlerat e resurseve.

“Kjo sipërmarrje e re e përpunimit të peshkut në vendin tonë ka bërë të mundur që brenda një viti të punësojë rreth 450 persona dhe njëkohësisht synon ta shumëfishojë këtë numër në muajt e ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, falë zgjerimit të këtij aktiviteti dhe shtimit të teknologjisë e produkteve të reja”, tha Meta.

“Ky është një rast i shkëlqyer, që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike, jo vetëm për ekonominë lokale dhe ekonominë e vendit, por edhe për qindra familja. Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë. Njëkohësisht, është edhe një shembull se si duhet nxitur dhe promovuar e gjithë industria përpunuese në vendin tonë, në mënyrë që të rritet vlera e të gjithë resurseve tona këtu, por njëkohësisht të rritet e gjithë vlera e ekonomisë sonë kombëtare”, shtoi ai.

Nga ana tjetër administratori i kompanisë, Petraq Guxho pasi shpjegoi mënyrën e funksionimit të kompanisë, u shpreh se për momentin kompania përbehej nga 450 punëtore, por synonte të arrinte shifrën e 1200 punonjesve për të zgjeruar tregun e punës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Spaho: Ja si u ndanë milionat e OSHE për miqtë e Ramës
Ambasadori Hoffmann: Gjykatës të korruptuar me vila e makina të shtrenjta, Shqipëria ka problem reputacionin »
Article Logic
Execution time: 0.20378994941711
array(1) { ["section"]=> string(80) "meta-viziton-kompanine-e-perpunimit-te-peshkut-kjo-eshte-rruga-e-punesimit-23634" }