Metën e ngatërrojnë dhe i thonë ‘’Z.Rama’’, kreu i Kuvendit buzëqesh dhe e kalon me sportivitet gafën. Flet për Drejtësinë dhe Kushtetutën

Publikuar tek: politike, më 13:09 03-11-2015 Metën e ngatërrojnë dhe i thonë ‘’Z.Rama’’, kreu i Kuvendit buzëqesh dhe e kalon me sportivitet gafën. Flet për Drejtësinë dhe Kushtetutën

Ilir Meta në disa pyetje-përgjigje të gjata, jo tipike për një deklaratë apo konferencë pas pritjeve në Kuvend, ka komentuar të gjithë këndvështrimin e tij për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet në Kushtetutë.

Metës, njëra prej gazetarëve i ka thënë pa dashje ‘’Z.Rama’’, por kreu i Kuvendit e ka kaluar me sportivitet, duke vazhduar të komentojë drejtësinë, pas një buzëqeshje të shkurtër.

“Ne parimisht, me qetësi dhe shumë dashuri jemi për dekriminalizimin që të bëhet jo sot, po të bëhet dje dhe ti jepet fund lojës së ping-pongut’’, tha Meta.

“Ju nuk jeni të informuar drejt dhe unë kam kënaqësinë t’u informoj përsëri se këto kohët e fundit ia kemi lejuar vetes të informojmë njëri- tjetrin në mënyrë miqësore, drafti nuk ka qenë një draft partish apo maxhorance. Ka qenë i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas. Natyrisht që ky draft i është nisur Komisionit të Venecias.

Jemi për reformën në fushën e drejtësisë. Jemi që çdo ditë të punojmë dhe të përmirësojmë jetën e biznesit në vend. Madje edhe kur flasim për reformë në drejtësi në radhë të parë duhet të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë që bredhin për vite të tëra në gjykata për të marrë drejtësi. Të jetë një sistem efektiv që t’u shërbejë qytetarëve.

Shpreh keqardhjet për deformimin që iu bë Kushtetutës në 2008 dhe prishja e kontrollit të balancës së pushteteve që u bë brenda natës dhe pa u konsultuar me Komisionin e Venecias.

Ky është një sistem që nuk ka funksionuar sipas pritshmërive. Duhet të ndryshojë dhe është e nevojshme të bëhet ndërhyrja në Kushtetutë.

S'ka funksionuar për shkak të individëve dhe njerëzve që deformuan sistemet dhe nuk respektojnë parimet e Kushtetutës

Dekriminalizimi është  në axhendën e LSI. Po dëmtohet imazhi i vendit dhe shumicës dërrmues të deputeteve që nuk e meritojnë të karakterizohen në përgjithësi me këtë term që nuk ka asnjë lidhje jo vetëm me deputetët, jemi për të mbyllur këtë proces dhe të ecim drejt çeljes së negociatave”, tha Meta.

Më tej i pyetur për qëndrimin e tij rreth idesë së tkurrjes së numrit të deputetëve dhe krijimin e një Senati në Kuvend, Meta tha:

“Nuk kam ndërmend të bëhem pjesë askund dhe as partia e Z.Manjani, të bëhemi pjesë e asnjë debati fals, që kërkon të shmangë vëmendjen nga problemet e vërteta dhe axhenda e vërtetë që ka vendi.

Nuk është problemi i Kushteutës që ka krijuar probleme në sistemin e drejtësisë, pavarësisht se jo pak probleme kanë bërë ndryshimet e 21 prill 2008 pa u konsultuar me popullin shqiptar, që dëmtoi parimin e kontrollit dhe balancës dhe të së drejtës. Shqipëria nuk ka patur probleme të maxhorancës, por të politikës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pitella: Me rëndësi të ketë lidera si Meta e Rama. Kryetari i Kuvendit: Me interes progres raporti
Rishfaqet në selinë blu Grida Duma, sulmon ashpër kryeministrin: Edi Rama mashtrues i pashoq »
Article Logic
Execution time: 0.023538112640381
array(1) { ["section"]=> string(138) "meten-e-ngaterrojne-dhe-i-thone-z-rama-kreu-i-kuvendit-buzeqesh-dhe-e-kalon-me-sportivitet-gafen-flet-per-drejtesine-dhe-kushtetuten-24575" }