‘Metodë e re’, celularët futen në burg përmes një topi futbolli (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 12-10-2018 ‘Metodë e re’, celularët futen në burg përmes një topi futbolli (FOTO)

Metoda të reja kanë filluar të përdoren për të futur celularë në burgje.

Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e IEPV së Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Muajt e fundit Ministria e Drejtesisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje. Ndërkohe që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë nisur prej disa javësh kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim parandalimin e hyrjes së mjeteve dhe sendeve të kundraligjshme në ambientet e bredshme të IEPV-ve. Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Screenshot_8.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_9.jpg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, policia: U vetëvra me armën e gjahut të babait
Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap në flagrancë nga SHQIPONJAT duke trafikuar 3 të huaj »
Article Logic
Execution time: 0.021623849868774
array(1) { ["section"]=> string(72) "metode-e-re-celularet-futen-ne-burg-permes-nje-topi-futbolli-foto-137557" }