Mhill Fufi braktis Komisionin e Ligjeve: Të zgjidhet çështja e Metës

Publikuar tek: politike, më 11:29 09-03-2015 Mhill Fufi braktis Komisionin e Ligjeve: Të zgjidhet çështja e Metës Komisioni i ligjeve

Deputeti demokrat Mhill Fufi dhe të gjithë deputetët e PD-së me braktisin Komisionin e ligjeve në Kuvend me kërkesën se më parë duhet zgjidhur çështja e Metës.

Me Fufin është larguar edhe Oerd Bylykbashi, Eduart Halimi dhe Gent Strazimiri. Ata kanë shprehur ankesat e tyre në komision se nuk mund të qëndrojnë përderisa ka akuza kaq të rënda ndaj kreut të Kuvendit Meta.

Bashkë me ta u larguan edhe Fatmir Mediu I PR-së dhe Tahir Muhedini I PDIU-së. Edhe Mediu ka thënë se kjo çështje kërkon sa më shpejt përgjigje.

Por kreu I Komisionit Fatmir Xhafa ka dashur t’I bindë për të mos u larguar me shpjegimin se ky bojkot është pa arsye, sepse hetimi për akuzat e Doshit po vazhdon.

Mhill Fufi është një nga deputetët e përmendur nga deputeti socialist Tom Doshi se kanë dashur t’I eleminojnë. Fufi aktualisht është duke dëshmuar në Prokurori për çështjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Isa Mustafa në Tiranë, mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri–Kosovë më 23 mars
Pas kallëzimit të Ramës, Paloka: Do kërkojmë tabulatet telefonike, është i lidhur me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.025568008422852
array(1) { ["section"]=> string(72) "mhill-fufi-braktis-komisionin-e-ligjeve-te-zgjidhet-ceshtja-e-metes-5342" }