Mhill Fufi: Meta nuk ka kërkuar mbrojtjen time

Publikuar tek: politike, më 13:57 04-03-2015 Mhill Fufi: Meta nuk ka kërkuar mbrojtjen time Mhill Fufi

Deputeti i PD-së Mhilll Fufi, i cili është përmendur nga deputeti Doshi se ka qenë objektiv për atentat, deklaron se nuk është  vënë në dijeni nga askush për këtë ngjarje të rëndë.

Fufi thotë se Meta ka trilluar duke thënë se ka kërkuar mbrojtje për të.

“Nuk jam thirrur dhe informuar për skenarin e vrasjes sime. Duhet hetim i painfluencuar nga klanet e pushtetit. Hedh poshtë trillimet e Metës për mbrojtjen time si dhe përfshirja e njerëzve të Berishës është një shpifje e ulët.’’, thotë Fufi.

Sipas tij përgjegjësit e tentativës për atentat ndaj tij duhet të vihen para drejtësisë. “Drejtësia të zbardhë ngjarjen sa më shpejt’’, ka apeluar Fufi.

Fufi u përmend disa ditë më parë nga deputeti Tom Doshi, pasi akuzoi Ramën dhe Metën se kishin urdhëruar për të vrarë atë dhe Fufin. Meta tha se Doshi i ka ndërruar disa herë versionet e ngjarjes dhe se fillimisht i kishte thënë Metës se vrasjen e tij e kishte urdhëruar kunati i Berishës, Agim Ramaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja "Doshi"/PD kallëzon Sajmir Tahirin dhe Artan Didin: Bllokuan hetimin. Tahiri: Nuk e kam frikë PD
Dëshmia kundër, Frroku dhe Doshi përballen nesër në prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.023128032684326
array(1) { ["section"]=> string(50) "mhill-fufi-meta-nuk-ka-kerkuar-mbrojtjen-time-4953" }