Migjen Basha: Ta çojmë Shqipërinë në Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 16:49 18-03-2015 Migjen Basha: Ta çojmë Shqipërinë në Euro 2016

Migjen Basha, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Torino është rikthyer pas një dëmtimi, i cili e mbajti për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës së lojës.

Gjatë një interviste për Sport News, Basha ka folur për ndeshjen e radhës së Shqipërisë atë kundër Armenisë dhe dëshirën e madhe që ekziston për ta çuar Kombëtaren në Europianin e France2016.

"Shqipëria ka bere lojera ashume te mira, Ndaj Frances por edhe ndaj Italise ku u ndeshkuam nga nje episod por futbolli keshtu e ka. Kombetarja ka bere hapa te medha perpara dhe kane ardhur shume lojtare te rinj qe kane dhene kontribut. Te gjithe duam te arrijme nje qellim, qe te gjithe kemi nje enderr ta cojme Shqiperine ne europian".

Hapi i rradhës është pikërisht Armenia, një ndeshje që duhet fituar me cdo kusht. Për Bashën misioni do të jetë i vështirë, por aspak i pamundur.

" Ka për të qenë e vështirë, nuk e njoh shumë Armeninë si ekip por ka bërë rezultate dhe është një skuadër e organizuar, për mua do të na hapë probleme por besoj se në Shqipëri mund tja dalim dhe të fitojmë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atletico Madrid dhe Monaco çerekfinalistet e radhës së Champions Leauge
Ndeshja me Armeninë, publikohet lista paraprake e De Biasit »
Article Logic
Execution time: 0.022655010223389
array(1) { ["section"]=> string(50) "migjen-basha-ta-cojme-shqiperine-ne-euro-2016-6281" }