Mihrije Brahja: Seksi pas të 40-tave? Nëse e mban në harmoni ecën me ritme të njëjta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:15 01-07-2015 Mihrije Brahja: Seksi pas të 40-tave? Nëse e mban në harmoni ecën me ritme të njëjta

Këngëtarja kosovare Mihrije Brahja do të vijë këtë verë me një klip të ri. Si gjithnjë në “topformë”, në një intervistë për “GSH” , Brahja ka thënë se nuk ndjen rivalitet ndaj kolegeve të tjera.

 ‘Unë jam Mihrije Brahja dhe  merrem me veten time. Nuk shoh as anash as mbrapa. Shoh vetëm përpara. Dhe më beso që truri dhe syri im  pranon vetëm gjërat e bukura. Sa i përket Eli Farës, është një artiste e kompletuar dhe  kam shumë respekt për të”, shprehet ajo.

E pyetur se çfarë e mban gjallë një dashuri, ajo shprehet , “Dashuri, respekt, dashuri , respekt” , dhe shton se  “Nëse e mban në harmoni, atëherë seksi ecën me ritme të njëjta edhe pas 40-tave.”

E pyetur nëse është e gatshme të bëhet vjehërr ajo thotë, “Për tim bir jam gati kurdoherë të bëhem  edhe vjehërr e gjyshe... Kjo pa e vënë fare në diskutim”, thekson ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047367095947266
array(1) { ["section"]=> string(88) "mihrije-brahja-seksi-pas-te-40-tave-nese-e-mban-ne-harmoni-ecen-me-ritme-te-njejta-15049" }