MIK me Korçën

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:58 28-07-2019 MIK me Korçën

Nga Benila Terova

 

Kur dëgjonim për sukseset e Inva Mulës në skenat e mëdha botërore, shqiptari brenda nesh krenohej, gëzohej, merrte dinjitet, vlerësim e ndihej njëlloj me të tjerët. Dhe me të drejtë. Një copëz Shqipërie ishte me divën, në çdo skenë ku ajo ngjitej.

Ajo ishte dimensioni tjetër i Shqipërisë, dimensioni që endërronim, por nuk e kishim, qe drita nga po ecnim por ende nuk e arrinim, ishte Shqipëria si e donim të na e shihnin por jo Shqipëria jonë ...

Këto ditë Invën e kemi në Korçë, me festivalin e saj dhe miqtë, dhe eshtë viti i dytë që kjo ndodh.

Na duket gati e natyrshme prezenca e saj këtu.

E shohim të pije kafe në Le Petit Paris, të këndojë e dëfrejë me miq rrugicave të Pazarit të Vjetër, të shëtisë bulevardit e të shkëlqejë në skenën e teatrit të Korçës, si mbrëmë kur këndoi përsëri për miqtë e saj: korçarët.

Ne fakt është AJO, është diva, është copëza e shqiptarisë që na e ka bërë me vite të na dukej ndryshe Shqipëria, të na dukej si e donim.

Invën e grishi Korça, sepse dhe Korça qe ndryshe, jo thjesht për të shkuarën e saj të largët (ndryshe Inva do vraponte më parë këtu), por sidomos për të tashmen.

Korça po vrapon, duket ndryshe, shijohet ndryshe, grish ndryshe. E shkuara e ka shkundur pluhurin dhe këtu nuk mban më erë sënduk.

Korça sot ka të tashme dhe e tashmja ka kaq shumë miq në cdo cep të Shqipërisë e të botës.

Ka piktorët e Ditëve të Mios, ka skulptorët e Skulpturës së Parkut, artistët më të mirë të skenës shqiptare që bëhen bashkë në KoKo Fest, adhuruesit e Gjon Milit, të apasionuarit e Artit Mesjetar, grupet e karnavaleve nga shumë vende te botës, këngëtarët që ndezin netët verorë të Korçës prej më shume se nje dekade ne Festën e Birres, ka mijëra vizitorë vendas e të huaj në cdo stinë të vitit. Të gjithë e kuptojnë që Korça është ndryshe.

Korça është si diva, prandaj u bënë bashkë kaq natyrshëm. Korça ështe Shqipëria si e do ta ketë çdo shqiptar. Korça ndriçon ndryshe, duket ndryshe, është ndryshe e prandaj grish.

Korça nuk është më kartolina e nostalgjisë së gjyshërve tanë. Korça është e sotmja që prekim dhe prandaj ne korçarët ndihemi kaq krenarë e natyrshëm të gjithë duan te jenë MIK me Korçën.

Çdo projekt artistik dëshiron të projektohet këtu, sepse vetëm këtu tingëllon, dëgjohet e shijohet ndryshe. Sepse vetëm këtu, edhe pasi shfaqja mbaron, kushdo që del nga teatri apo largohet nga festa e ndien që Korça është një copëz ndryshe e Shqipërise, është Shqipëria që çdo shqiptar endërron ta ketë.

KORÇA ështe DIVA!

#MIKmekorcen

#MIKfestival

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071010589599609
array(1) { ["section"]=> string(20) "mik-me-korcen-173602" }