‘’Miku im Eri, do ta mbaj me nder këtë çmim’’, Withers merr Çelësin e Tiranës pasi citon Konicën dhe ngjyrën vjollcë

Publikuar tek: politike, më 10:47 22-10-2015 ‘’Miku im Eri, do ta mbaj me nder këtë çmim’’, Withers merr Çelësin e Tiranës pasi citon Konicën dhe ngjyrën vjollcë

Ish-ambasadori amerikan John Withers është nderuar sot nga Bashkia e Tiranës me ‘’Çelësin e Tiranës’’.   I emocionuar Withers ka marrë ‘’Çelësin’’, që siç e tha od ta lejojë të kthehet sërish e sërish në Tiranë. Por ish-ambasadori ka cituar Faik Konicën dhe fjalët e tij, kur kthehej pas shumë kohësh në vendin e tij, në analogji me vetveten. Mes pasazhit zgjodhi të theksojë edhe pjesën e ngjyrës ‘’vjollcë’’, e cila me pak nuancë të ndryshuar është edhe ngjyra simbol e ‘’PS’’-së.

Dhe ja fjala e tij:

“Në 1913 Faik Konica po kthehej në Tiranë.

Ai hodhi sytë nga dritarja dhe shkroi këto fjalë: ‘’U preka nga bukuria e papërshkrueshme e maleve që e rrethonin Tiranën, mali i Dajtit qëndrote në njërin krahë, nga ana tjetër Petrela dhe malet e Krujës dhe vargjet e tjera kodrinorë ngriheshin nga krahu tjetër… Por ngjyra vjollcë dukej se mbizotëronte dhe i bashkonte të tëra’’.

Edhe unë jam kthyer sot në Tiranë, edhe unë jam prekur dhe prekem nga bukuria e maleve të saj. Ndjej një freski tjetër në ajër tani, një frymë ndryshimi në qytet dhe kjo është diçka e mirë për t’u kundruar. Mbi të gjitha ndjehem i prekur nga simboli i këtij qyteti, i ‘’Çelësit’’ që mbaj sot në duart e mia.

Ky çelës më lejon të kthehem në Tiranë. Ndoshta të pi një apo dy gota raki që të kaloj kohë me miqtë e mi të dahushur. Miku im Eri, të premtoj se do përpiqem ta mbaj me nder këtë çmim të lartë Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI depoziton në Kuvend projektligjin për vullnetarizmin, Mehmetaj:Ndihemi mirë që ecim përpara. Ja drafti i propozuar
Presidenti zhdekreton ambasadorin shqiptar në Londër, Mal Berisha: Do promovoj dhe dy librat dhe kthehem »
Article Logic
Execution time: 0.022994995117188
array(1) { ["section"]=> string(116) "miku-im-eri-do-ta-mbaj-me-nder-kete-cmim-withers-merr-celesin-e-tiranes-pasi-citon-konicen-dhe-ngjyren-vjollce-23707" }