MILAN bën 'vetvrasje' në Napoli, Ançeloti i jep leksion të 'shkuarës' së tij

Publikuar tek: sport, më 21:54 25-08-2018 MILAN bën 'vetvrasje' në Napoli, Ançeloti i jep leksion të 'shkuarës' së tij

Milan ka lënë ti iki nga duart një fitore e shkëlqyer në “San paolo” përballë Napolit në ndeshjen e javës së dytë të Serisë A.

Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3-2 nga vendasit, edhe pse ishin në një avantazh të dyfishtë.

Milanistët shënuan të parët me anë të Bonaventurës në minutën e 15-të, ndërkohë që në fillim të fraksionit të dytë, ekipi i drejtuar nga Gatuzo shënoi përsëri me anë të Kaldaras. Kjo gjë bëri që sfida të dukej sikur merrte një drejtim në favor të ekipit nga Milano, por Napoli i Ançelotit nuk u dorëzua.

Vendasit arritën fillimisht të ngushtonin rezultatin me anë të Zielinski, i cili më pas edhe barazoi në minutën e 67-të duke rihapur gjithçka. Ishte Mertens ai që në minutën e 80-të vulosi një përmbysje të madhe të Napolit, që merr kështu tre-pikëshin e rradhës pas atij kundër Lazios në javën e parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thomas STRAKOSHA i mohon golin Ronaldos, superpritje nga portieri shqiptar
ZYRTARE/ PARTIZANI vijon spastrimet, largohet lojtari i rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.022533893585205
array(1) { ["section"]=> string(78) "milan-ben-vetvrasje-ne-napoli-anceloti-i-jep-leksion-te-shkuares-se-tij-132169" }