Milani në 'pikë të hallit' dështon edhe me Atalantën e humbet 0-1

Publikuar tek: sport, më 17:49 18-01-2015 Milani në 'pikë të hallit' dështon edhe me Atalantën e humbet 0-1

Milan-Atalanta 0-1. Ka mjaftuar kjo humbje e radhës për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Filippo Inzaghi për të rikthyer hijet e krizës së rezultateve në ekipin e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar në impiantin milanez "San Siro" është vendosur nga një gol i sulmuesit argjentinas Denis në minutën e 32' të pjesës së parë dhe për Milanin kjo është humbja e dytë në tapetin që e quan shtëpi, pas disfatës 1-2 ndaj Sassuolo.

Kritikët kanë nisur të shtohen në drejtim të stafit teknik dhe futbollistëve në ekipin në pronësi të presidentit Silvio Berlusconi, me këtë të fundit që nuk pritet të tolerojë më të tjerë hapa fals. E përkthyer në shifra, kriza e Milanit konfirmohet  me vetëm 1  në 3 ndeshjet e fundit. Por ky rezultat ka sjellë efekt krejtësisht të kundërt për Atalantën që largohet nga zona e rënies në Serie B, me këto 3 pikë të merituara. Për tu shënuar përjashtimi i Inzaghi 10 minuta nga fundi i lojës për protesta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid kampion i dimrit pas fitores 0-3 kundër Getafe
Një stadium i ri për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.022778034210205
array(1) { ["section"]=> string(67) "milani-ne-pike-te-hallit-deshton-edhe-me-atalanten-e-humbet-0-1-876" }