Milani nga 'shiu në breshër', humbet me Atalantën, Inter hyn në krizë

Publikuar tek: sport, më 20:11 23-12-2017 Milani nga 'shiu në breshër', humbet me Atalantën, Inter hyn në krizë

Dy skuadrat milaneze janë në pikën e tyre më të errët të këtij kampionati dhe jo vetëm

Inter ka humbur në transfertë përballë Sasuolos në një sfidë, ku përveç formës së dobët, ka munguar edhe fati.

Zikaltërit e Spaletit humbën dhe një penallti të Ikardit në këtë ndeshje dhe tashmë bëhen 2 humbje rresht që rrezikojnë seriozisht objektivin Champions që është vendosur në fillim të kampionatit.

Ndërsa nga ana e Milan, situata është më shumë se dramatike. Pas largimit të Montelës, u duk sikur Milan shkoi nga shiu në breshër.

Kuqezinjtë ka pësuar mbrëmjen e sotme humbjen e 2-të radhazi dhe tashmë e shohin veten shumë larg edhe Europa League, pasi për Champions nuk mendohet më.

Kjo është një nga epokat më të errta për të dyja klubet milaneze, që janë ndër më të mëdhatë në Itali. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Barcelona e Figos dhe Rivaldos te Tirana, kjo është karriera e çuditshme e futbollistit afrikan
Juventus bëhet e frikshme, mund Romën dhe tremb Napolin »
Article Logic
Execution time: 0.0042729377746582
array(1) { ["section"]=> string(72) "milani-nga-shiu-ne-bresher-humbet-me-atalanten-inter-hyn-ne-krize-104157" }