Miley Cyrus zbulon një sekret: Nga seriali “Hannah Montana” kam një pakënaqësi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:58 30-11-2016 Miley Cyrus zbulon një sekret: Nga seriali “Hannah Montana” kam një pakënaqësi

Ne dëgjojmë shumë për hendekun e pagave në Hollywood, dhe personazhi i famshëm i fundit që ka folur pa dorashka për këtë është Miley Cyrus.

 Në një intervistë për Elle, që konsistoi në “filozofinë” e të qenurit në qendër të vëmendjes, Miley tregoi qartë se është paguar më pak se ç'duhej në serialin që i hapi rrugën asaj drejt suksesit, Hannah Montana.

Ajo mund të jetë bërë një nga adoleshentet më të famshme në botë, por Miley nuk ka jetuar aq këndshëm sa personazhi i saj në serial, shkruan In TV.

 Cyrus tha se ndoshta ishte personi më pak i paguar në “Hannah Montana” për shkak se ajo dhe i ati ishin aq naivë rreth biznesit në botën e spektaklit. Por në fund të fundit ajo është shprehur se Disney ishte pikërisht arritja që donte, dhe ishte e lumtur për faktin se mbante emrin e saj në serial. Miley theksoi gjithashtu se ka ndryshuar shumë që nga ato ditë dhe mendon se tashmë është mësuar që gjithmonë të luftojë për të marrë atë që meriton.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020850896835327
array(1) { ["section"]=> string(81) "miley-cyrus-zbulon-nje-sekret-nga-seriali-hannah-montana-kam-nje-pakenaqesi-61187" }