Miliarderi amerikan vjen në Sarandë me jahtin e tij luksoz (Foto)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:00 19-08-2016 Miliarderi amerikan vjen në Sarandë me jahtin e tij luksoz (Foto)

Pas vizitës në brigjet e Shqipërisë së shkrimtares së famshme të librave Harry Poter, JK Roëling, një tjetër multimilioner ka mbërritur me jahtin e tij privat në Sarandë.

Bëhet fjalë për biznesmenin amerikan Hoëard Lutnick, pasuria e të cilit shkon rreth 45 milion dollarë neto si Kryetar dhe Shef Ekzekutiv i Cantor Fitzgerald, L.P.

Por jeta e Lutnick nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ai pësoi një goditje të fortë pasi humbi 658 punonjës, përfshi edhe vëllain e tij, në sulmet e 11 Shtatorit.

Biznesmeni amerikan shpëtoi mrekullish pasi në momentin e sulmit ishte duke çuar djalin e tij në kopësht.

Lutnick është Shef Ekzekutiv i Cantor Fitzgerald dhe pas sulmeve tragjike të Kullave Binjake në Nju Jork, ai themeloi fondacionin bamirës Fitzgerald, duke ndihmuar mijëra njerëz të prekur nga sulme dhe tragjeditë natyrore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02982497215271
array(1) { ["section"]=> string(69) "miliarderi-amerikan-vjen-ne-sarande-me-jahtin-e-tij-luksoz-foto-50174" }