Miliarderja e Roskovecit, pasuria e çmendur e kryebashkiakes

Publikuar tek: politike, më 18:42 22-03-2016 Miliarderja e Roskovecit, pasuria e çmendur e kryebashkiakes

Majlinda Bufi është kryebashkiakja e Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete te Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen.

Një muaj pasi ajo mori mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2013, ka dorëzuar deklaratën e pasurisë së saj dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Në dokumentat e sigurara nga Newsbomb.al, të publikuara edhe nga “Open Spending Albania”, rezulton se pasuria e familjes së kryebashkiakes së Roskovecit arrin shifra të çmendura.

126 942 943 lekë është pasuria ‘cash’ dhe e paluajtshme e Majlinda Bufit dhe familjes së saj, si dhe 782 620 euro pasuri të tjera të paluajtshme.

Në bazë të deklarimit të zonjës Bufi, pjesa më e madhe e kësaj pasurie është vendosur nga puna në emigracion, por pa specifikuar se për çfarë pune bëhet fjalë.

Në deklaratë të bën përshtypje edhe shifra ‘cash’ që Majlinda Bufi disponon në shtëpi, plotë 20 000 000 lekë.

Pjesa më e madhe e pronave të kryebashkiakes Bufi ndodhen në Roskovec, qytetin të cilin ajo drejton. 

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

11312D131-6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg

10.jpg

11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave, Panariti takon homologun e tij malazez
Hapja e negociatave, Parlamenti Europian: Nuk ka ardhur koha për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.018684148788452
array(1) { ["section"]=> string(65) "miliarderja-e-roskovecit-pasuria-e-cmendur-e-kryebashkiakes-35746" }