Milionat që kombëtarja përfiton për pjesëmarrjen, çdo fitore dhe barazim në Europian

Publikuar tek: sport, më 18:53 05-06-2016 Milionat që kombëtarja përfiton për pjesëmarrjen, çdo fitore dhe barazim në Europian

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fatin e mirë të marë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian, që përveç se imazhit do t’i sjellë edhe të ardhura marramendëse si për pjesëmarrjen, çdo ndeshje të fituar por edhe barazimet.

Në total janë plot 301 milion euro që do t’i shpërndahen kombëtareve.

Vetëm me pjesëmarrjen në Euro 2016, Federata Shqiptare e Futbollit (ashtu si 23 Federatat e tjera të vendeve të kualifikuara) merr një shpërblim prej €8 mln.

Një fitore në grup shoqërohet me një bonus prej €1 mln, barazimi me €500 mijë, ndërsa në rast humbjeje, ekipi kthehet duarbosh.

Kalimi i grupit i siguron një Kombëtareje €1.5 mln të tjera. Këtyre u shtohen dhe €2.5 mln po u kualifikua për në cerekfinale. Ndërkohë nëse një ekip futet në mes 4 më të mirave të kontinentit, premioja që merr është €4 mln.

Në fund, dy finalistët ndajnë mes tyre €13 mln - €8mln merr ekipi që ngre trofeun, ndërsa humbësit i duhet “të mjaftohet” me €5 mln. Në total një ekip mund të grumbullojë maksimumi €27 mln.

wedfwefwefwef.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Modestia” e De Biazit: Për shqiptarët unë jam Zoti!
Ndahet nga jeta ish Presidenti i ekipit të Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.017922163009644
array(1) { ["section"]=> string(89) "milionat-qe-kombetarja-perfiton-per-pjesemarrjen-cdo-fitore-dhe-barazim-ne-europian-42529" }