Milioneri i skenës, zbuloni shumën e çmendur të orës që mban në dorë Noizy

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:00 22-08-2016 Milioneri i skenës, zbuloni shumën e çmendur të orës që mban në dorë Noizy

Është e ditur tashmë se ai është një prej reperëve më të paguar të skenës. Përveçse më prodhimtari, Noizy duket të jetë edhe më i pasuri. Të paktën për këtë ×et stili i tij i jetesës, sepse vetë ai nuk pëlqen të ×asë për llogaritë bankare, shtëpitë në pronësi, apo makinat në garazh. Gjithsesi në një vëzhgim të hollësishëm nga “revistawho.com“, u zbulua se Noizy përveçse zotërues i pasurive të paluajtshme, ku pëfshihen disa shtëpi e prona, është gjithashtu një koleksionues orash të shtrenjta. E kemi parë disa herë të mbajë në dorë ora luksi si: Audemars Piguet, apo Rolex… Ora e fundit që mban në dorë, kushton më shumë se 70 mijë euro. Në disa prej faqeve online, në të cilat është në shitje edhe kjo orë e markës Rolex GMT II, e gjitha me diamante, shifrat për ta blerë variojnë nga 65 mijë deri në 80 mijë euro.

Por pjesë e paraqitjes së përditshme të Noizy-t është edhe varësja prej ari, e punuar me gurë të çmuar me simbolin që identiÖkon grupin e tij OTR, që mendohet të ketë një vlerë prej më shumë se 15 mijë eurosh (foto 1). Të gjitha këto të ardhura reperi i ka siguruar prej punës së tij, prej më shumë se një dekade, ku në vitet e fundit përveç të gjitha fundjaveve të zëna ka edhe çdo ditë përgjatë muajve të nxehtë.

14089374_10207106845452830_1227775914_n-600x457.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027773141860962
array(1) { ["section"]=> string(79) "milioneri-i-skenes-zbuloni-shumen-e-cmendur-te-ores-qe-mban-ne-dore-noizy-50534" }