Milo kritik ndaj qeverisë: Reformat të ngjallin entuziazëm, jo frikë

Publikuar tek: politike, më 11:37 21-02-2015 Milo kritik ndaj qeverisë: Reformat të ngjallin entuziazëm, jo frikë

Kreu i PSD-së, Paskal Milo duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj partie ka kritikuar qeverinë Rama për mospërfaqësimin e aleatëve në poste drejtuese.

Milo është shprehur kritik ndaj qeverisë për disa prej reformave të ndërmarra, midis tyre ajo për ndarjen e re territoriale të vendit, për të cilën PSD ka pasur rezerva. Ai ka thënë gjithashtu se reformat duhet të ngjallin entuziazëm dhe jo frikë.

Sipas Milos, PSD është partia e parë e vogël në koalicionin që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2011, por ende sot nuk është përfshirë në qeveri dhe qeverisje nga PS kur parti të tjera të vogla me më pak kontribut ndodhen në poste drejtuese. Ai ka kërkuar që të tregohet më shumë respekt ndaj aleatëve të vjetër, ndërsa ka theksuar se PSD tashmë është më e organizuar dhe më e fortë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma pas publikimit të emrit si e inkriminuar: Lista me emrin tim, një sajesë e trashë
Ristani: Policia, luftë me qytetarët dhe paqe me kriminelët »
Article Logic
Execution time: 0.030313968658447
array(1) { ["section"]=> string(71) "milo-kritik-ndaj-qeverise-reformat-te-ngjallin-entuziazem-jo-frike-4016" }