Milo: Marrim 10 mijë vota në zgjedhje. Veliaj: Krenar për një aleat si Milo, po PD me çfarë krenohet tek Mediu?

Publikuar tek: politike, më 10:41 23-05-2015 Milo: Marrim 10 mijë vota në zgjedhje. Veliaj: Krenar për një aleat si Milo, po PD me çfarë krenohet tek Mediu?

Kryetari i PDS, Paskal Milo ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale  për zgjdhjet vendore të 21 qershorit. Gjatë fjalës së tij Milo deklaroi se nga 6000 vota të marra në zgjedhjet e kaluar, numri i votave që partia e tij do të sigurojë më 21 qershor do të shkojë në 10.000.

Milo premtoi mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë për Tiranën, Erion Velinë, i cili ishte i pranishëm në takim.

Veliaj tha se “Ne nuk jemi këtu në një fushatë aritmetike, por në një fushatë idesh për çështjet sociale”.

Ai shtoi më tej se, "PS është krenare që ka aleat Paskal Milon" , duke ironizuar aleatin e e koalicionit të djathtë , i cili sipas tij s'ka bërë asgjë për çështjen e pronave.

Veliaj bëri thirrje për mbylljen e kontratës me shkatërruesit dhe lidhjen e ekontratës me ndërtuesit më 21 qershor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0326828956604
array(1) { ["section"]=> string(112) "milo-marrim-10-mije-vota-ne-zgjedhje-veliaj-krenar-per-nje-aleat-si-milo-po-pd-me-cfare-krenohet-tek-mediu-11785" }