Milo: Nuk besoj se PS do e dhjesë për herë të dytë me ne

Publikuar tek: politike, më 06:44 05-08-2015 Milo: Nuk besoj se PS do e dhjesë për herë të dytë me ne

Kreu i Partisë Demokracia-Sociale, Paskal Milo ka konfirmuar se vazhdon të jetë pjesë e aleancës së majtë, ndërsa pret që Partia Socialiste dhe kreu  i saj të mbajnë premtimet e dhëna para zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Milo ka thënë se nuk beson se PS-ja do të bëjë të njejtin gabim si pas fitores së 2013, duke e dhjerë me aleatët. Ai ka theksuar se pas muajt shtator pritet të konkretizohen marrëveshjet e nënshkruara para zgjedhjeve lokale.

“Ne nuk kemi ndodnjë gjë konkrete përveç premtimeve parazgjedhore vendore. Nuk besoj që PS-ja të bëjë për herë të dytë të njejtin gabim që ka bërë para disa muajsh, që të premton në prag të fushatave zgjedhore dhe harron pasi fiton pushtetin qoftë edhe me kontributet tona. Këtë herë do të ishte e tepërt ta bënin për herë të dytë, sepse mendoj se një fjalë që kam përdorur kur nisëm negociatat për zgjedhjet vendore që deri në atë kohë e kishin dhjerë, në marrëdhëniet me ne, frazë që e kam përdorur në takimin zyrtar, nuk besoj që ta dhjesin për herë të dytë. Sepse bëhet diarre dhe po të zuri diarreja, ajo vazhdon pasataj pambarimisht. Kështu që shpresojmë, duke filluar nga muaji shtator, që me vullnet dhe me mendje të kthjellët, pa na mashtuar dhe pa na gënjyer, siç ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve që kanë kaluar, të mund të ulemi e të konkretizojmë ato marrëveshje parazgjedhore që janë nënshkruardhe biseduar”, ka thënë Milo.

Duke komentuar qeverinë e kryeministrit Rama, kreu i PSD-së shprehet se ajo vepron si një repart ushtarak, ku urdhtrat e komandantit nuk diskutohen por vetëm zbatohen.

“Qeveria e PS-së ka verpuar si një repart ushtarak që ka një komandat, të cilit nuk i bëhet fjala dysh dhe që nuk guxon akush që t’i bëjë qoftë edhe vërejtjen më të vogël. Pra kemi një qeveri që dominohet nga kryeministri dhe është ai bartësi i mendimeve, i poltikave, ndërkohë që të tjerët janë zbatues ose, siç i pëlqen auditorit social t’i quajë, anëtarë të skuadrës që zbaton detyrat e caktuara politike saktësisht të kapitenit të ekipit. Pra, nuk ka individualitet, ose ka pak prej tyre që shquhen apo bëjnë punë krijuese”, ka thënë ai.

Milo ka deklaruar se PSD-ja në zgjedhjet e fundit lokale është rritur me 8 mijë vota më shumë, çka tregon se ajo është një parti e konsoliduar e spektrit të majtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Edi Rama rreh ministrat në mbledhjet e qeverisë, Tahirit i nxiu syrin
Veliaj mbledh administratorët, jep urdhrat e para dhe hedh batuta: Dua 24 raporte për hapësirat e zëna, s’kemi ambicie për gara olipmike »
Article Logic
Execution time: 0.0044248104095459
array(1) { ["section"]=> string(61) "milo-nuk-besoj-se-ps-do-e-dhjese-per-here-te-dyte-me-ne-17770" }