Milo:Rama të ndalë ngjyrimet e realitetit se do përfundojmë si te ‘’Mbreti Lakuriq’’. Qeveri e lodhur dhe e konsumuar

Publikuar tek: politike, më 09:48 02-11-2015 Milo:Rama të ndalë ngjyrimet e realitetit se do përfundojmë si  te ‘’Mbreti Lakuriq’’. Qeveri e lodhur dhe e konsumuar Edi Rama dhe Paskal Milo

Paskal Milo, një nga aleatët kryesorë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij ka bërë një analizë për çfarë po ndodh sot me qeverinë shqiptarë. Sipas kreut të PDS-së, qeveria Rama është lodhur dhe konsumuar dhe se duhen rifreskime.

 Ja çfarë thotë për gazetën ‘’Panorama’’ Milo:

  “Zhvillimet në Shqipëri, për fat të keq, përtej përpjekjeve për t’i fshehur situatat reale në të cilat ndodhet vendi, janë me të vërtetë shumë shqetësuese. Të jem i qartë, kjo qeveri ka marrë përsipër disa reforma që në thelb dhe në gjykim të parë janë të domosdoshme për t’u bërë, të domosdoshme për të krijuar shtet ligjor dhe unë me gjithë zemër i kam mbështetur ato. Por çfarë po ndodh në realitet: nëse objektivi është i drejtë, metodat për t’i realizuar këto objektiva nuk janë në përputhje me nivelin në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare nga pikëpamja ekonomike, sociale, kulturore dhe mund të them që nëse një qëllim i mirë zbatohet me mjete jo të përshtatshme, kthehet në bumerang…

 Nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse Kryeministri Rama dëshiron që të ketë një qeverisje të suksesshme dhe të lërë kontribute reale në zhvillimin e Shqipërisë, duhet patjetër që të ndalë vetë i pari euforinë, retorikën, ngjyrimet e pabaza të realiteteve të dhimbshme shqiptare dhe t’i rikthehet në mënyrë kritike analizës së qeverisjes së dy viteve, përndryshe do të kemi një histori të mbretit lakuriq që do të përfundojë në një tragji-komedi të radhës, siç ka ndodhur jo një herë në Shqipëri…

Para së gjithash, mendoj se skuadra që Kryeministri Rama ndërtoi për të qeverisur Shqipërinë është e lodhur, e konsumuar dhe e papërgatitur për të shkuar në finish. Një trajner i mirë i shikon defektet e lojtarëve të vet në lojë e sipër dhe bën zëvendësimet e duhura në momentin e duhur, duke bërë edhe zhvendosje e lëvizje taktike. Ka ardhur momenti që kjo skuadër më tepër se kurrë duhet rifreskuar, jo vetëm në elementë përbërës të saj, por më tepër në konceptin e lojës nëse do që të zërë një vend nderi në kategorinë superiore të politikës shqiptare”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleanca Kuq e Zi paralajmëron protestën nesër: Do i vëmë zjarrin
Ja kush është vajza që shkruan fjalimet e Ramës. Ajo zbulon herët kur kryeministri i ka shkruar vetë »
Article Logic
Execution time: 0.029955148696899
array(1) { ["section"]=> string(118) "milo-rama-te-ndale-ngjyrimet-e-realitetit-se-do-perfundojme-si-te-mbreti-lakuriq-qeveri-e-lodhur-dhe-e-konsumuar-24473" }