Milot Rashica flet pas largimit nga Shqipëria: Jam në pritje të kombëtares së përbashkët

Publikuar tek: sport, më 15:40 15-08-2016 Milot Rashica flet pas largimit nga Shqipëria: Jam në pritje të kombëtares së përbashkët

Talenti kosovar, Milot Rashica ka zyrtarizuar largimin nga Kombëtarja Shqiptare drejt Përfaqësueses së Kosovës. 20 vjeçari shprehet se ky vendim nuk ishte i lehtë për të dhe kërkon mirëkuptimin e tifozëve shqiptarë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithsesi, Rashica shpreson ende për krijimin e një kombëtare të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e së cilës dëshiron të jetë.

Reagimi i Milot Rashicës:

Pershendetje!

Mbasi para disa diteve informova presidentin e F.SH.F-se sic edhe tranjerin e kombetares, dua te ju vej ne dijeni per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.

Nuk e kisha te lehte per te vendosur. Pasi nje kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqiperise si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te

Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.

Deshira ime personale do ishte qe nje dite te kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.

Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat „Kuq e Zi“.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia qëllon për vdekje ish-futbollistin e Aston Villa
Alban Meha ndjek Milot Rashicën, largohet nga Shqipëria për të përfaqësuar Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.016895055770874
array(1) { ["section"]=> string(93) "milot-rashica-flet-pas-largimit-nga-shqiperia-jam-ne-pritje-te-kombetares-se-perbashket-49816" }