Milot Rashica, magjistari i Vitesses

Publikuar tek: sport, më 21:35 19-12-2015 Milot Rashica, magjistari i Vitesses

Milot Rashica është duke kaluar një formë jetësore në kampionatin holandez. 19 vjeçari i Vitesses është një nga golashënuesit më të mirë të këtij ekipi.

Pas shënimit të dy golave dhe bërjes së një asistimi në fitoren 5:1 të Vitesses ndaj Twentes, talenti nga Kosova, Milot Rashica, është shpallur lojtari i ndeshjes.

Faqja zyrtare e Vitesses ka publikuar fotografinë e shpërndarjes së çmimit për ish mesfushorin e Vushtrrisë, që e ka nisur mirë aventurën e parë jashtë Kosovës, duke qenë i pazëvendësueshëm te skuadra e njohur holandeze.

Rashica ka shënuar tre gola si mysafir dhe tre si vendas në 15 ndeshje të zhvilluara si titullar. Në listën e përgjithshme të shënuesve në Holandë, 19-vjeçari nga Vushtrria ndodhet në pozitën e 19-të, derisa listën e kryeson De Jong i PSV me 13 gola.

Me këtë ritëm, grumbullimi i tij me kombëtaren në “Euro 2016” nga trajneri De Biazi duket më shumë se detyrim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026917934417725
array(1) { ["section"]=> string(41) "milot-rashica-magjistari-i-vitesses-28161" }