Mima Shvarc drithëron me fjalën teksa tërheq dekoratën te Nishani, i biri i rebeluar për vonesën

Publikuar tek: kulture-art, më 11:16 07-05-2016 Mima Shvarc drithëron me fjalën teksa tërheq dekoratën te Nishani, i biri i rebeluar për vonesën

Mima Shvarc është bashkëshortja e Robert Shvarcit, albanolog, shkrimtar dhe përkthyes i shquar. Në shenjë vlerësimi presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar bashkëshortin e ndjerë, por vonesa e një vlerësimi ka ngjallur kohë më parë rebelizëm te djali i Robert Shvarc-it. I biri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Kult" nuk pranoi të ngrihej nga karrigia të merrte çmimin, në shenjë rebelimi për vonesën e vlerësimit të një njeriu me një kontribut kaq të çmuar.

Nishani dekoroi Robert Shvarcin (pas vdekjes) me dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Poetit të lindur dhe përkthyesit plot gjallëri e integritet njerëzor, në shenjë mirënjohjeje për shqipërimin e kryeveprave letrare të autorëve gjermanë kryesisht të “brezit të humbur”, të cilat i solli aq besnikërisht tek lexuesit e të gjithë brezave, si dhe për njohjen e lexuesve gjermanë me disa nga autorët më të shquar bashkëkohorë shqiptarë”.

Por te 'Kult'', çmimin e tërhoqi e ëma, duke thënë fjalët që elektrizuan sallën dhe duke u dhënë një leksion të mirë gjithë të pranishmëve. “Robert nuk do pranonte ta merrte këtë çmim, sepse ai gjithmone ka qenë kundër kultit, të dukurit mbi të tjerët. Por do me vinte shumë keq që "njerzit ta shikojshin në vorr ku kish ra Kryet tundshin dhe shkojshin tue thane Ky s' çohet ma", tha asokohe Znj.Shvarc.

FJALA TE PRESIDENTII REPUBLIKES:

‘’Ju falemnderit, zoti President, për vlerësimin e lartë!

«Mos t’u harroftë emri!» – thotë një fjalë e urtë e popullit tonë. Dhe Ju sot e bëtë këtë. Roberti do të thoshte : «Mos e harroni gjuhën shqipe!»

Më lejoni t’Ju citoj disa nga vargjet e tij:

« Në paç luftuar gjer në fund,

dhe vuajtur në paç shumë,

mëshirës më s’ia ke nevojën,

dhe s’ke nevojë as për ndonjë çmim.

Dhe as për lavdërim

për krenaren qëndresë,

për të madhin guxim.

Mjafton që ti,

nga mjerimi i thellë,

u ngrite përsëri

gjer tek më e larta

Fisnikëri !»

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen
Rikthehet Marjola me Revolt Klan, publikojnë “Jemi, s’jemi” (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.026242017745972
array(1) { ["section"]=> string(101) "mima-shvarc-dritheron-me-fjalen-teksa-terheq-dekoraten-te-nishani-i-biri-i-rebeluar-per-vonesen-39768" }