Mimi Kodheli dhe Majlinda Bregu së bashku për 8 marsin, rrëfejnë eksperiencat e tyre si politikane

Publikuar tek: politike, më 19:11 08-03-2016 Mimi Kodheli dhe Majlinda Bregu së bashku për 8 marsin, rrëfejnë eksperiencat e tyre si politikane

8 marsi ka bashkuar gratë e politikës me njëra-tjetrën dhe jo vetëm. Ambasada franceze në Tiranë, në kujdesin e Sonja Fitoussi, bashkëshorte e ambasadorit Bernard Fitoussi, ka organiuzar një pritje për gratë e suksesshme në politikë, biznes, gazetari, administratën shtetërore, ushtri etj.

5 gra, mes tyre ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të flasin përpara të pranishmëve për eksperiencat e tyre në jetën politike. Dy politikanet janë ulur pranë njëra-tjetrës, pse jo për të dhënë shembullin dhe mesazhin se bashkimi bën fuqinë, kaq i nevojshëm për situatën e grave në Shqipëri.

Deputetja më e re Kuvendit, Kejdi Mehmetaj apo biznesmenja Donika Mici do t’i drejtohen gjithashtu pjesëmarresve në takim. 

12162467_10154565225038765_1203786187_o.jpg

12837670_10154565223098765_1436557539_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon zyrtarin italian: PD e qartë për reformën në drejtësi, të bazohet te “Venecia”
Këshilli i Mandateve çon me konsensus në Kushtetuese mandatin Kokëdhimës »
Article Logic
Execution time: 0.027723073959351
array(1) { ["section"]=> string(103) "mimi-kodheli-dhe-majlinda-bregu-se-bashku-per-8-marsin-rrefejne-eksperiencat-e-tyre-si-politikane-34588" }