Mimi Kodheli dorëzon “çelësat” në ministrinë e Mbrojtjes, merr një dhuratë që e la “pa frymë” (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:39 11-09-2017 Mimi Kodheli dorëzon “çelësat” në ministrinë e Mbrojtjes, merr një dhuratë që e la “pa frymë” (FOTO)

Mimi Kodheli dorëzoi sot “çelësat” e ministrisë së Mbrojtjes, dikastër të cilin e ka drejtuar prej katër vitesh.

Këtë mandat, Kodheli nuk është përfshirë në mandatin e ri qeverisës dhe vendin e saj e zë Olta Xhaçka.

Takimin e saj të fundit, Kodheli ka preferuar ta kryej me rekrutët e rinj, të cilët u përcollën për në Shkollën e Trupës në Bunavi.

“E lumtur që daljen e fundit publike si ministre e Mbrojtjes e pata me rekrutët e rinj që sot përcollëm në Shkollën e Trupës në Bunavi.
E lumtur dhe krenare sepse rekrutët atje do të gjejnë kushte absolutisht më të mira se 4 vite më parë dhe do të bëjnë karrierë në një strukturë shumë herë më të mirë se 4 vjet më parë”, shkruan Kodheli në profilin e saj në facebook.

 

21432868_1459106957505973_3683177157992301913_n.jpg

 

Megjithatë, nga fotot e publikuara nga ajo vetë shikojmë që Kodheli ka marrë një dhuratë simbolike, e pritur shumë mirë prej saj, një shportë me lule Orkide.

Teksa shikojmë me vëmendje këtë foto, duket qartë që ish-ministrja Kodheli është befasuar nga kjo surprizë e këndshme. 

 

21462312_1459107020839300_761790757385503195_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022618055343628
array(1) { ["section"]=> string(99) "mimi-kodheli-dorezon-celesat-ne-ministrine-e-mbrojtjes-merr-nje-dhurate-qe-e-la-pa-fryme-foto-91924" }