Mimi Kodheli majë makinës së blinduar, Donal Lu shkrihet së qeshuri me gjestin e saj (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:48 05-09-2017 Mimi Kodheli majë makinës së blinduar, Donal Lu shkrihet së qeshuri me gjestin e saj (FOTO)

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes në ikje duket se do ta dorëzojë postin e mbajtur prej 4 vitesh me një eksperiencë të veçantë, që jo të gjithë kanë mundësi ta provojnë.

Kodheli, e cila në mandatin e ardhshëm do të jetë deputetja e PS që përfaqëson qarkun Kukës, sot ka provuar të ngasë një makinë të blinduar, një nga 6 automjetet e para të kësaj natyre që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Makinat e blinduara janë pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria e SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, nga 248 që priten në total.

Në profilin e saj në facebook, Kodheli ka postuar disa foto të kësaj pakete, ndërsa mes tyre bie në sy fotoja ku ministrja në ikje po tenton të ndezë një nga makinat e blinduara.

Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re as nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili shfaqet në anën tjetër të makinës duke qeshur me atë që po provon Kodheli.

Megjithatë, ky ka qenë vetëm një nga momentet më pikante të këtij takimi, pasi të shoqëruar edhe nga oficerë të FA-së ata kanë inspektuar makinat e blinduara, që do të jenë tani e tutje në përdorim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

21314581_1454378737978795_3610744389493280018_n.jpg

 

21430326_1454378644645471_4014710523119863076_n.jpg

 

21371117_1454378361312166_520543325080969265_n.jpg

 

21432814_1454378364645499_8975127879238690102_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071268081665039
array(1) { ["section"]=> string(94) "mimi-kodheli-maje-makines-se-blinduar-donal-lu-shkrihet-se-qeshuri-me-gjestin-e-saj-foto-91241" }