Mimi Kodheli mesazh prekës për dy ushtarakët: Ishit destinuar për të qëndruar në qiell

Publikuar tek: politike, më 18:40 06-04-2016 Mimi Kodheli mesazh prekës për dy ushtarakët: Ishit destinuar për të qëndruar në qiell

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka publikuar një mesazh prekës për dy ushtarakët që humbën sot jetën në Malësinë e Madhe, ku helikopteri me të cilin ata udhëtonin u rrëzua.

Kodheli shkruan se Floriani dhe Donaldi ishin destinuar për të qëndruar në qiell, pasi qielli ishte puna, detyra dhe pasioni i tyre. Ministrja ka shprehur ngushëllimet për familjet e dy viktimave, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për ushtarakun e plagosur.

Postimi i Mimi Kodhelit:

Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!

Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.

E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.

Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.

I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.

Lutem për shpirtin e tyre.

Shërim të shpejtë Geraldit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Basha për rrëzimin e helikopterit ku humbën jetën 2 pilotët: Tronditës pa masë
Berisha ngushëllon familjet Deliaj dhe Hoxha, i bën thirrje Prokurorisë për hetim të menjëhershëm »
Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146
array(1) { ["section"]=> string(91) "mimi-kodheli-mesazh-prekes-per-dy-ushtaraket-ishit-destinuar-per-te-qendruar-ne-qiell-36999" }