Mimi Kodheli, ministrja që kujdeset për stafin: “Gëzuar 8 marsin” me një trëndafil të kuq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 06-03-2015 Mimi Kodheli, ministrja që kujdeset për stafin: “Gëzuar 8 marsin” me një trëndafil të kuq Trendafili qe çdo zonje kishte mbi tryezen e punes mengjesin e sotem

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, ka gjetur një mënyrë ndryshe për t’u kujtuar të gjithë grave e vajzave që punojnë në ministrinë  e Mbrojtjes se duhet të gëzojnë në ditën e tyre, në 8 mars.

E meqë 8 Marsi është pushim, dhe administrate nuk është në punë, mëngjesin e sotëm, të gjitha ato që kanë hapur dyert e zyrave në ministrinë e Mbrojtjes, kanë gjetur mbi tavolinat e tyre të punës nga një karafil, me pusullën e Mimi Kodhelit “Gëzuar 8 Marsin”.

Janë ndjerë disi të përkëdhelura gratë për këtë përkujdesje të veçantë të ministres, për festën e 8 Marsit, një praktikë, që duket se nuk e kanë parë herët e tjera. Madje, shumica e tyre, kanë shfrytëzuar rastin që këtë ta ndajnë me miqtë e tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27299499511719
array(1) { ["section"]=> string(90) "mimi-kodheli-ministrja-qe-kujdeset-per-stafin-gezuar-8-marsin-me-nje-trendafil-te-kuq-5128" }