Mimi Kodheli, një nxënëse e shkëlqyer (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:10 07-03-2015 Mimi Kodheli, një nxënëse e shkëlqyer (Foto) Dëftesa e Mimi Kodhelit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar mësuesit për festën e 7 marsit.

Kodheli ka postuar në facebook dëftesën e klasës së parë, në të cilën ekziston vetëm nota 10, duke treguar që ministrja ka qenë një nxënëse e shkëlqyer në shkollë.

“Kjo është dëftesa ime e klasës së I-rë. Duhen pak vite që dëftesa të mbushë gjysmë shekulli. Janë të shumtë mësueset e mësuesit, pedagogët e profesorët që më kanë mësuar, por me gjithë vitet, 7 marsin nuk kam harruar t'ia uroj atyre gjithmonë. Nuk do të harroj as këtë herë. Gëzuar festën e jashtëzakonshme të mësuesit kudo që jeni dhe të çfardo moshe!”, shkruan Kodheli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04939603805542
array(1) { ["section"]=> string(46) "mimi-kodheli-nje-nxenese-e-shkelqyer-foto-5197" }