Mimi Kodheli për lekët e Eduard Ndocajt: Dy herë jemi ulur në kafe, njëherë kam paguar unë, njëherë ai

Publikuar tek: politike, më 11:21 09-02-2016 Mimi Kodheli për lekët e Eduard Ndocajt: Dy herë jemi ulur në kafe, njëherë kam paguar unë, njëherë ai

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, e ftuar në emisionin “Shih Programin” të Enkel Demit duke folur për zhvillimet në PS thotë se garë në PS nuk bëhet përsa kohë që ka rregulla.

“Çfarë zgjedhjesh duhet të këtë, kur është rikonfirmuar dy herë qeveria përfshirë zgjedhjet vendore?! Në kemi vendosur në Asamble si do të shkojmë në Kongres. Kemi votuar atje. Edhe po pate votuar kundër do i bindesh shumicës. Ky është rregulli” përgjigjet zonja Kodheli, duke deklaruar se nuk ka mani për luftë klasash në PS.

Për Mimoza Hafizin që doli në mbrojtje të tezave të Blushit, Kodheli thotë se është një zonjë “e jashtëzakonshme, grua e mençuar, majtiste par exelence”.

“Ajo nuk doli në mbrojtje të Blushit, por citoi statutin ashtu siç e interpretoi ajo. Unë e respektoj çfarë thotë ajo, por jam e bindur dhe tek opinion im që çdo gjë që ne kemi marrë përsipër vendoset në Kongres” thotë Kodheli.

Sa I përket Eduard Ndocajt, që vjen nga qarku ku Mimi Kodheli ishte në krye të shtabit, pra në Lezhë, Kodheli thotë: “Ai ka qenë një djalë që ishte ofruar që të ishte pjesë e diskursit politik, ndaj dhe u pranua krejt dashamirësisht prej nesh në listë”.

Konstatimit se Ndocaj thotë se ka paguar për të hyrë në fushatë Kodheli përgjigjet: “Për këtë pyesni zotërinë. Personalisht, drejtoja fushatën dhe nuk kam harxhuar asnjë lek. Fushatën në pikëpamjen dekorative e mbuloi partia. Ky njeri në fushatën tonë nuk rezulton të ketë paguar, madje dhe po të jemi ulur për të pirë një kafe, një herë kam paguar unë, një herë ai” thotë Kodheli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: ‘’Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara’’. Flet për ‘’Check Up’’-in dhe publikon videon e vizitave mjekësore
Tabaku përballë gazetarëve për koncesionet e qeverisë: Po marrin para nga Banka Botërore për reklamë, duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se janë të mira »
Article Logic
Execution time: 0.014203071594238
array(1) { ["section"]=> string(105) "mimi-kodheli-per-leket-e-eduard-ndocajt-dy-here-jemi-ulur-ne-kafe-njehere-kam-paguar-une-njehere-ai-32115" }